Ermal Mamaqi hyn të martën në “Big Brother Vip” për të nisur aventurën për çmimin e madh

Bota e Yjeve

Ermal Mamaqi hyn të martën në “Big Brother Vip” për të nisur aventurën për çmimin e madh

Më: 15 janar 2022 Në ora: 14:11
Ermal Mamaqi, Arbana

Aktori i njohur, Ermal Mamaqi, ka bërë njoftimin zyrtar në Instagram ku shkruan se të martën do ti bashkohet Big Brother-it.

Teksa ndan një foto me Arbanën, ai kërkon mbështetje nga ndjekësit e tij.

Nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një shaka e Ermalit, i cili njihet për batutat e tij, por kjo nuk i pengon fansat që të mendojnë se ai do ti bashkohet realisht shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë. Thank you”, shkruan Ermali në postimin e tij në rrjetet sociale

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat