Bashkëshorti i Hueyda El Saied tregon pse vendosi që ajo të prehet në Luksemburg

Bota e Yjeve

Bashkëshorti i Hueyda El Saied tregon pse vendosi që ajo të prehet në Luksemburg

Më: 19 janar 2022 Në ora: 16:27
Hyeuda El Saied, Thierry

Thierry, bashkëshorti i Hyeuda El Saied ka treguar përse mori vendimin që ajo të prehet në Luksemburg, aty ku jetonin bashkë.

“Të jem i sinqertë, është vendimi im. Sigurisht me miratimin e të gjithë familjarëve. Është përgjegjësi e imja. E kuptoj perceptimin dhe mendimet që vijnë nga Tirana, por unë dua që ta mbaj pranë. Çdo ditë unë shkoj dhe e vizitoj atë te varrezat. Për mua dhe Gabrielin është e rëndësishme ta kemi shumë pranë nesh. Asnjëherë nuk u dorëzua gjatë kësaj lufte po e përballte. Luftonte e luftonte, e buzëqeshte deri në fund”, tha Thierry.

Hueyda u nda nga jeta dy muaj më parë, pas një lufte 18 muaj me një sëmundje të rëndë. Ajo nuk foli asnjëherë për këtë gjë, deri ditën që lajmi i ndarjes së saj nga jeta erdhi i papritur.

Image
Hyeuda El Saied, Thierry

Djali i saj Gabrieli, jeton me Thiery-n, që tashmë është edhe ligjërisht babai i tij. Një gjë që e gëzoi pa masë Hueydë-n, në muajt e fundit të jetës së saj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat