Velina e “Fiks Fare”, ja si dukej Bora Zemani si 17 vjeçe

Bota e Yjeve

Velina e “Fiks Fare”, ja si dukej Bora Zemani si 17 vjeçe

Më: 20 janar 2022 Në ora: 09:12
Bora Zemani

Të dielën në Top Channel nis transmetimin emisioni më i ri, “Ëndërrtjerrësit”. Moderatorët e njohur, Ed Manushi dhe Oriela Nebijaj, do të presin në shtëpi dhjetëra personazhe të ekranit, që punën e kanë nisur pikërisht në Top Channel.

Figura të njohura, por edhe ata që qëndrojnë pas kamerave, do të rrëfehen për 20 vitet e televizionit më të madh në vend, që përmes lajmeve e programeve, ka folur për të gjithë, me gjuhën e së vërtetës dhe ngjyrat e argëtimit.

Mbrëmjen e djeshme Manushi dhe Nebijaj ishin të ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” për të folur pikërisht për “Ëndërrtjerrësit”.

Image
Bora Zemani

Manushi kishte shkuar i përgatitur, pasi ai zbuloi disa nga momentet kur moderatoret e emisionit, Dalina, Rita, Armina dhe Fatma kanë qenë pjesë e emisioneve të ndryshme të Top Channel para shumë vitesh.

Më pas, ai tregoi një video të Bora Zemanit, kur ka qenë velinë e emisionit “Fiks Fare”, që ndoshta pak e dinë. Bora, në video prezantohet si vajza 17-vjeçare, që ka shumë qejf të jetë në ekran.

Image
Bora Zemani

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat