“Big-u i vërtetë fillon këtë javë”/ Paloma zbulon 5 finalistët sipas saj

Bota e Yjeve

“Big-u i vërtetë fillon këtë javë”/ Paloma zbulon 5 finalistët sipas saj

Më: 22 janar 2022 Në ora: 09:49
Paloma

Ish-banorja e BB VIP, Paloma, ka bërë herë pas here biseda virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram” që nga dalja nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E teksa ajo u jep të drejtën ndjekësve që t’i bëjnë pyetje të ndryshme, duket se ata janë të fokusuar vetëm se çfarë po ndodh në reality show-n.

E dikush e ka pyetur atë se “kush janë për ty 5 finalistët?” dhe Paloma nuk ka ngurruar që të thotë emrat që ajo mendon.

Image
Postimi nga Paloma

“Iliri, Donaldi, Arjola, Monika, Beniada”, shkruan gazetarja e njohur në postimin e saj në “Instagram”.

Ndërsa e pyetur se “kush mndon se e fiton Big-un”, ish-banorja e “Big Brother VIP” ka preferuar mos të japë ndonjë emër, por thjesht është përgjigjur: “Big-u i vërtetë fillon këtë javë”.

Image
Postimi nga Paloma

Nga ana tjetër, një ndjekës ka lexuar me vëmendje emrat e finalistëve sipas Palomës dhe nuk ka parë atë të Einxhel. E prandaj e ka pyetur: “Po Einxhel nuk e sheh si finaliste?”.

“E mendoj po të ishin gjashtë”, është përgjigjur gazetarja e njohur.

Image
Postimi nga Paloma
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat