Çfarë ndodhi? Bora Zemani shpërthen në lot në mes të emisionit

Bota e Yjeve

Çfarë ndodhi? Bora Zemani shpërthen në lot në mes të emisionit

Më: 23 janar 2022 Në ora: 09:45
Bora Zemani

Bledi dhe Mikela kishin pasur një debat të ashpër në prapaskenë, ku në një moment Bledi kishte goditur me forcë karrigen ku Mikela ishte ulur.

Mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime” konkurrenti sqaroi se po kalonte një gjendje emocionale shumë të vështirë, pasi mamaja e tij ishte në operacion.

"Me mamin kam një lidhje shumë të fortë ngaqë si fëmijë kam qenë shumë problematik, e kam lënduar shumë. Jam rritur me probleme dhe ajo më ka qëndruar pranë edhe më dhimbte fakti që nuk isha me atë. Më kanë pyetur Bruno, Efi, Ana edhe Rrushja. Unë nuk ardhur këtu të shes burrëri, se ka mënyra të tjera si tregohet ajo. Unë gjithë atë të keqe jam munduar ta mbaj. Ka qenë momenti i fundit që e kam parë dhe nuk e di a do ta shikoja më. Nuk kam dashur ta prek këtë pjesë. Nuk e kam përmendur se s’dua të shfaqem keq para njerëzve. Mami ka pas tumor në mitër, gjithçka është në rregull dhe jam më qetë tani që morëm rezultatet", tha Bledi, një rrëfim ky që përloti Brunon, Bora Zemanin, Efin, Mikelën e të gjithë në studio.

Image
Rrëfimi që përloti Brunon, Bora Zemanin, Efin, Mikelën e të gjithë në studio

 Mikela i kërkoi falje Bledit dhe konflikti i tyre u mbyll me një përqafim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat