“Jam single se…”/ Big Mama flet për jetën e saj pas daljes nga BBV: Më kanë frikë!

Bota e Yjeve

“Jam single se…”/ Big Mama flet për jetën e saj pas daljes nga BBV: Më kanë frikë!

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 08:46
Big Mama

Big Mama qëndroi pak javë në “Big Brother VIP” pasi vendosi të largohej për shkak të një debati të fortë që pati me ish-konkurrenten e Për’Puthen, Antonela Berishën.

Ajo ka folur disa herë pas daljes nga fromati, por në një intervistë të fundit ajo rrëfeu disa detaje të reja edhe rreth jetës së saj personale.

Duke folur për “Pardon my French”, këngëtarja zbuloi se për momentin është beqare dhe nuk i kurseu as shkaktë duke thënë se pas debatit që pati në BBV, meshkujt “e kanë frikë”.

Image
Big Mama

“Jo nuk jam në një lidhje. Jam ‘single’. Pas “Big Brother VIP” më janë zhdukur kërkesat se kanë frikë. Tani kur më shohin ndërrojnë rrugë.”- tha ajo.

Për sa i përket eksperiencës në Big Brother ajo tregoi se nëse do të kishte hyrë që në nisje të programit do të ishte fituese. Ndërsa shtoi se i ka ngelur peng fakti që nuk ka qenë në shtëpi kur ishte edhe Kledi Hysa.

Image
Big Mama

“Nuk u futa që në fillim për shkak të angazhimeve. Më vjen keq që nuk kam qenë në periudhën kur ka qenë Kledi. Më ngeli peng. Ato 23 ditë që qëndrova mu dukën si 230 ditë. Mendoj se do e kisha fituar po mos të dilja vetë. Me shpirt kam dashur që ta fitojë Arjola, por pasi mori shtëpinë, s’kam problem më. Po, do hyja sërish. Kam një bagazh të madh, kam provuar shumë gjëra, ‘Big Brother VIP’ kishte ngelur, shkova dhe bëra m-në”, u shpreh Big Mama.

Në lidhje me debatin e fortë që pati me Antonelën, Big Mama ripërsëriti se ajo e ka prekur në një pikë shumë të ndjeshme dhe i ka cënuar identitetin.

“Më preku në një gjë që ne shqiptarët e Maqedonisë dhe Kosovës e kemi të ndjeshme. Më preku diku, dola nga vetja, s’lejoj njeri të më cënoj identitetin. Ne në luftë nuk kemi shkuar. Nuk më pëlqen si person, si karakter. Unë shoqërohem me njerëz që më bëjnë të ndihem mirë.”

Image
Big Mama
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat