Bora Zemani ‘kopjon’ aktoren Zendaya, shfaqet në program më veshje thuajse të ngjashme si të yllit botëror?

Bota e Yjeve

Bora Zemani ‘kopjon’ aktoren Zendaya, shfaqet në program më veshje thuajse të ngjashme si të yllit botëror?

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 00:02
Bora Zemani

Bora Zemani është një prej prezantueseve më të pëlqyera shqiptare.

Ajo ka qenë veçanërisht e përfolur gjatë spektaklit Big Brother VIP, për shkak të vizitës që i bëri brenda shtëpisë ish-të dashurit të saj, Donald Veshaj.

Bora e cila është e ndjekur nga mbi një milion ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga paraqitjet e saj në përditshmëri ose televizion.

Image
Bora Zemani/

Së fundmi, bukuroshja e Top Channel publikoi një fotografi të re, ku dukej mjaft bukur dhe tërheqëse e veshur me një sako të hirtë me disa shirita me shkëlqim.

Image
Bora Zemani

Këtë sako ajo e kishte kombinuar me një palë geta të zeza, të dizajnuara gjithashtu me shirita argjendi.

Kjo veshje është thuajse e njëjta me të cilën aktorja me famë botërore, Zendaya, u paraqit në premierën e filmit “Spider-Man: No Way Home” në Londër.

Image
Zendaya

Sakoja dhe getat e prezantueses janë një imitim i veshjes së dizajnuar nga “Alexander McQueen”, që është pjesë e koleksionit pranveror të shtëpisë gjigante të modës.

Image
Zendaya dhe Tom Holland

Kjo nuk është ndër herët e para kur të famshmit vendorë janë frymëzuar nga yjet ndërkombëtarë për paraqitjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat