Dua Lipa shfaqet me veshje me ngjyrat e flamurit të Kosovës në dy koncertet e fundit

Bota e Yjeve

Dua Lipa shfaqet me veshje me ngjyrat e flamurit të Kosovës në dy koncertet e fundit

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 10:24
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare ka pak ditë që ka nisur turneun e saj “Future Nostalgia”.

Turneu i cili është emëruar sipas albumit të saj të dytë me të njëjtin titull, më në fund mori dritën e gjelbër të organizimit, pas dy vitesh anulimi shkaku i pandemisë së vazhdueshme të coronavirusit.

Dua e nisi turneun më 9 shkurt në Miami, për ta vazhduar me performancën e saj të dytë në Nashville të Tenesisë pak ditë më pas.

Artistja e hitit “Levitating” është dukur e mrekullueshme në paraqitjet para publikut amerikan, gjersa është shfaqur me veshjen e njëjtë në të dy koncertet.

Image
Dua Lipa

Bëhet fjalë për kostumin e verdhë të markës “Balenciaga”, i cili i rrinte mjaft bukur 26-vjeçares, duke theksuar siluetën e saj të trupit.

Mirëpo një detaj interesant që vihet në dukje nga paraqitja e saj, është fakti se performanca e saj ngjason me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Image
Dua Lipa

Dua e veshur me të verdhë në mes ashtu si harta në flamurin e Kosovës, shoqëruar nga gjashtë valltarë me ngjyrë të kaltër – gjithashtu një ngjyrë tjetër e flamurit i cili aq sa numri i balerinëve të performancës ka yje që përfaqësojnë minoritetet e vendit.

Për “rastësi”, një paraqitje me elemente të tilla po ndodh gjatë muajit shkurt, përkatësisht javën kur Kosova feston pavarësinë e saj më datë 17, dhe është vështirë e besueshme që nuk ka qenë e qëllimshme.

Image
Dua Lipa

Dua e cila e ka treguar shpesh herë me krenari origjinën e saj shqiptare, me çka edhe një veshje dhe performancë e tillë, nuk është larg të menduarit se nuk ka qenë fare rastësi, por dëshirë e saj për të përçuar një mesazh përmes dukjes, duke vënë në theks identitetin e shtetit prej nga ajo vjen.

Turneu “Future Nostalgia” do ta ketë ndalesën e radhës në Boston dhe Filadelfia.

Ndërkohë është parashikuar që të përfundojë në muajin nëntor në Perth të Australisë. 

Image
Dua Lipa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat