Bebe Rexha ndez imagjinatën, shfaqet bombastike në të brendshme seksi

Bota e Yjeve

Bebe Rexha ndez imagjinatën, shfaqet bombastike në të brendshme seksi

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 14:38
Bebe Rexha

Bebe Rexha shfaqi linjat e saj të bujshme të trupit e veshur me të brendshme të kuqe, në një video të re në Instagram këtë javë.

Biondja 32-vjeçare dukej tejet provokuese, teksa pozonte me linjën e re të veshjeve të të brendshme të kompanisë “Adore Me”, me të cilën ajo ka një kontratë bashkëpunimi, shkruan DailyMail.

Rexha mund të shihej duke pozuar me një grup modelesh “të të gjitha formave dhe madhësive të trupit”, teksa në mbishkrimin e videos, tregoi se ky ka qenë edhe qëllim i videos në fjalë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Bleta (emri i vërtetë i artistes) mund të shihej duke realizuar një pozë klasike të viteve 1950, teksa shfaqte figurën e saj të bujshme të trupit.

Interpretuesja e hitit “In The Name Of Love” u ndërlidh me kolegët e saj modele, të cilët secila prej tyre promovonin numra të ndryshëm të të brendshmëve, varësisht nga madhësia e trupit të tyre.

E gjithë videoja në fjalë, e cila përveçse në Instagram, është publikuar edhe në TikTok, shoqërohej edhe me një ‘remix’ të ri të këngës klasike “Toxic” të artistes Britney Spears.

Në fund të videos, i gjithë grupi i modeleve, përfshirë Bebe Rexhën, u shfaqën të ulura në një palë shkallë, të përgjumura së bashku.

Image
Bebe Rexha

“Kur vajzat e të gjitha formave dhe madhësive duken seksi në të brendshmet e ‘Adore Me’”, shkroi artistja shqiptare në mbishkrimin e videos.

32-vjeçarja aktualisht është në lidhje me regjisorin Keyan Sayfari, me të cilin e zyrtarizoi lidhjen në shtator të vitit 2020, pas disa muajsh thashetheme në rrjetet sociale dhe mediat rozë.

Vetëm pak ditë më parë, Rexja, e cila është deklaruar si bipolare, publikoi në Instagram përditësime nga festa e Shën Valentinit që kishte shijuar me të në Hawaii.

Image
Bebe Rexha

Këto paraqitje të saj vijnë disa muaj pasi ajo rrëfeu me lot në sy pasiguritë e saj për peshën trupore.

Në një video emocionuese të publikuar gjatë dhjetorin në TikTok, Rexha deklaroi se ndihej ‘e neveritshme në trupin e saj’ dhe ishte ‘në peshën më të madhe që ka pasur ndonjëherë’.

“Unë e peshova veten vetëm tani dhe nuk ndihem rehat ta tregoj peshën sepse ndihem në siklet”, pranoi Rexha në TikTok.

“Nuk ndihem mirë në lëkurën time dhe kur nuk ndihem mirë, nuk dua të postoj. Dhe kjo është me të vërtetë sinqerisht arsyeja që unë nuk kam postuar në vitin e fundit më shumë se sa viteve të kaluar”, shtoi ajo përgjatë videos.

“Unë mendoj se i gjithë pozitiviteti i trupit që buron nga unë është ndoshta një vend i lëndimit dhe konfuzionit të pëlqimeve, nuk di si ta ndihmoj më veten ose si ta dua veten”, rrëfeu artistja me origjinë shqiptare. 

Image
Bebe Rexha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat