Sarah dhe DJ PM të lumtur përkrah njëri-tjetrit në tapetin e kuq

Bota e Yjeve

Sarah dhe DJ PM të lumtur përkrah njëri-tjetrit në tapetin e kuq

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 14:55
Foto: Big Brother VIP/Instagram

Big Brother VIP gjatë 136 ditëve ka sjell shumë emocione, debate, histori e diskutime mes banorëve të shtëpisë që do të mbahen mend gjatë.

Por, përveç kësaj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dolën edhe tri çifte që bën për vete publikun me romancën dhe momente e veçanta me njëri-tjetrin.

Një ndër çiftet më simpatike të krijuara në Big Brother VIP janë padyshim blogerja Sarah Berisha dhe DJ PM.

Image
Foto: Big Brother VIP/Instagram

Dyshja që po shijojnë lidhje edhe pas daljes nga BB VIP edhe mbrëmë në finalen e madhe u shfaqën së bashku.

Ata parakaluan në tapetin e kuq që ishte vendosur te hyrja, të kapur dorë për dore ndërsa dukeshin të lumtur dhe shkëlqenin me veshjen elegante.

Image
Foto: Sarah Berisha/Instagram

Sarah kishte zgjedhur një trupore me ngjyrë të zezë dhe një pjesë të tejdukshme nën pjesën e gjoksit dhe mëngëve, ndërsa kompletoi dukjen me një kapele dhe çantë po ashtu të zezë.

DJ PM ndërkohë kishte veshur kostum elegant me ngjyrë të zezë dhe vija të bardha, këmishë dhe këpucë me të njëjtën ngjyrë.

Ndryshe, fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP që nisi më 5 tetor dhe përfundojë mbrëmë (18 shkurt), u shpall balerini Ilir Shaqiri. 

Image
Foto:DJ PM/Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat