Oriola Marashi thekson linjat atraktive të trupit në veshjen e ngushtë sportive

Bota e Yjeve

Oriola Marashi thekson linjat atraktive të trupit në veshjen e ngushtë sportive

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 12:23
Oriola Marashi

Modelja shqiptare, Oriola Marashi ka një numër të madh të fansave në rrjetet sociale, ku vetëm në Instagram numëron mbi 660 mijë të tillë.

Nisur nga kjo, Oriola është mjaft aktive dhe sjell vazhdimisht imazhe të ndryshme si profesional, por edhe nga përditshmëria e saj.

Kështu ka vepruar edhe së fundmi, teka postoi disa foto të reja në InstaStory me të cilat mori vëmendje.

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare pozoi në një veshje të ngushtë sportive ngjyrë blu e cila ia theksonte linjat në mënyrë perfekte.

Me një makijazh të thjeshtë, Oriola dukej mahnitëse teksa shijonte natyrën e mrekullueshme të qytetit Lugano në Zvicër.

Ndërkaq, theksojmë që modelja e famshme nga Shqipëria mbetet e angazhuar si imazh i disa markave të njohura ndërkombëtare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat