Eni Koçi tregon asetet trupore në bikini nga pushimet në Tajlandë

Bota e Yjeve

Eni Koçi tregon asetet trupore në bikini nga pushimet në Tajlandë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 00:21
Eni

Eni Koçi ka shprëndarë sërish foto nga pushimet.

Këngëtarja shqiptare ka disa ditë që ndodhet në pushime me partnerin e saj Genc Prelvukajn ku nuk po mungojnë imazhet e shumta nga dyshja simpatike.

Nuk munguan madje as fotot provokuese të Enit në të cilat tregoi linjat tërheqëse të trupit në bikini.

Në foton e fundit ajo u shfaq e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të gjelbër, të kombinuara me një këmishë të bardhë që e la të zbërthyer, kapele dhe syze dielli.

Image

 

“Vajzat vetëm duan të argëtohen”, ka shkruar Eni në mbishkrimin e postimit, ku mori komente e pëlqime të shumta.

Kujtojmë se Eni ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor, madje ka kohë që nuk ka mbajtur as koncerte.

Image

 

Kënga e fundit e saj është “Lamtumirë” që solli në bashkëpunim me grupin Fisnikët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat