Aktorja e “100 Vitrinave” me origjinë ukrainase rrëfen takimin me babain

Bota e Yjeve

Aktorja e “100 Vitrinave” me origjinë ukrainase rrëfen takimin me babain

Më: 6 mars 2022 Në ora: 14:51
Anna Safroncik

Anna Safroncik, aktorja me origjinë ukrainase, të cilën e njohim më së shumti për rolin e saj në serialin italian ‘100 Vitrinat’ ka rrëfyer takimin me babain e saj të cilin fillimi i luftës e gjeti në qytetin e lindjes, në Kiev.

Safroncik rrëfeu gjithçka në emisionin ‘Verissimo’.

“Ne përjetuam momente të tmerrshme kur babin im po përpiqej të ikte nga një vend që bombardohej vazhdimisht,” tha Anna. “Ai u largua të hënën e kaluar nga Kievi, me tren, pasi kishte pritur në stacion gjithë ditën. Ai në të vërtetë nuk donte të largohej, kishte frikë të largohej nga shtëpia e tij”.

Anna e ndau lajmin e ritakimit me babin e saj edhe me ndjekësit e saj në Instagram “Babai im dhe bashkëshortja e saj janë të sigurtë. Më në fund pas kaq ditësh udhëtim janë të sigurtë në shtëpinë time.”

Në Ukrainë është në fuqi ligji ushtarak, prandaj çdo burrë që gjendet në territorin ukrainas regjistrohet menjëherë si ushtar.

“Të gjithë jemi përpjekur të gjejmë mënyrën se si t'i largojmë të dashurit tanë nga Kievi, por kjo është e pamundur sepse është në fuqi ligji ushtarak. Çdo burrë që ndalohet në rrugë në territorin ukrainas, regjistrohet menjëherë me forcë”.

Lufta e Ukrainës, është diçka që Anna nuk mund ta kuptojë: “Ajo shpërtheu krejt papritur, në një mënyrë kaq të dhunshme. Është e pabesueshme. Të ecje nëpër Kiev ishte si të ecje në Milano. Jam e shokuar sepse nuk e prisja kurrë një gjë të tillë. Nuk kam fjalë, as lot nuk kam më.”

Anna foli edhe rreth gatishmërisë së bashkatdhetarëve për t'i rezistuar pushtimit. Anna tha që e admiron guximin e tyre.

“Një gjë për të cilën askush nuk flet është i ftohti i tmerrshëm, i cili është armiku i parë që duhet luftuar. Tani në Ukrainë ngrin natën, temperaturat arrijnë në -15 gradë. Babai im, i cili ka ngrirë së ftohti për katër orë kishte frikë se mos vdiste nga pneumonia”.

“Të gjithë njerëzit që njoh flasin rusisht, shumë ukrainas kanë të njohur në kufi,” vazhdoi Safroncik.

“Rusët dhe ukrainasit nuk duan të luftojnë. Deri para disa vitesh ishim vëllezër, të shkoje nga Moska në Kiev ishte si të udhëtoje nga Milano në Romë. Pastaj, për shkak të propagandës së neveritshme, na kthyen kundër njëri-tjetrit, por ne nuk duam luftë”.

Anna jeton prej disa vitesh në Itali, por ndjenja e pafuqisë për fatin e popullit të saj është e vështirë siç tha dhe ajo.

Image
Anna Safroncik ne Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat