“Ilaç për sytë tuaj”/ Enca provokon fansat me pozat seksi

Bota e Yjeve

“Ilaç për sytë tuaj”/ Enca provokon fansat me pozat seksi

Më: 21 prill 2022 Në ora: 14:48
Enca Haxhia

Teksa në Shqipëri vazhdon koha e ftohtë dhe reshjet e shiut, Enca ka vendosur që të udhëtojë drejt vendeve të ngrohta.

Këngëtarja e njohur ka disa javë që ndodhet me pushime dhe ka lëvizur sa në një vend në tjetrin, por gjithmonë aty ku mund të shijojë rrezet e diellit dhe plazhin.

Nga të gjitha destinacionet luksoze, Enca nuk ka ngurruar që me miliona ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të ndajë foto apo video mjaft provokuese dhe seksi.

Image
Enca Haxhia

E kështu ka bërë edhe së fundmi. Këngëtarja e disa hiteve ka publikuar në “Instastory” disa video ku shfaqet me bikini dhe në sfond ka vendosur gjoksin bombastik.

Në një video ku shfaqet duke pirë diçka, ajo pyet fansat: “Kush do pak?”, e me siguri në DM mund t’i kenë shkuar shumë mesazhe nga ndjekësit e saj.

Image
Enca Haxhia

Ndërsa në një tjetër imazh Enca shkruan: “Duke jetuar në verë 24/7” dhe më pas e mbyll me një video po seksi dhe shkruan: “Ilaç për sytë tuaj”.

Image
Enca Haxhia
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat