Pas videos të sikletshme në tapetin e kuq, Megan Fox uron ‘dashurinë e jetës’, me një super dedikim

Bota e Yjeve

Pas videos të sikletshme në tapetin e kuq, Megan Fox uron ‘dashurinë e jetës’, me një super dedikim

Më: 23 prill 2022 Në ora: 12:15
Machine Gun Kelly, Megan Fox

Megan Fox postoi në Instagram për t’i uruar të fejuarit të saj Machine Gun Kelly ditëlindjen e 32-të në një postim të lezetshëm në Instagram.

Ylli i “Transformers”,  postoi një foto të reperit dhe e quajti atë dashurinë e jetës së saj si dhe “njeriun më unik që ka takuar ndonjëherë”.

Urimet e ditëlindjes vijnë pasi kamerat kapën një moment të sikletshëm mes çiftit në Daily Front Row Awards 2022, ku Megan u shmang nga i fejuari i saj teksa ai u përpoq ta puthte.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

“Sot mamaja jote na tha që ke lindur një muaj më herët (Je i destinuar të ishe Binjak) dhe si foshnjë ishe njëkohësisht “përkëdhelës dhe kërkues në të njëjtën kohë” nuk mund ta imagjinoja një përshkrim më të përshtatshëm për ty.

*EST ju lutemi bëjini Colson një këmishë me mbishkrimin përkëdhelës dhe kërkues*

Bota nuk e ka idenë se sa zemër të butë dhe të bukur ke ti.

Sa bujar dhe sa i kujdesshëm je…

Sa i çuditshëm, i zgjuar dhe i mprehtë je…

Ti je njeriu më unik që kam takuar ndonjëherë.

Dhe nëse do të mund ti merrja djalit që ka gjithçka, diçka të veçantë për ditëlindjen e tij – do të hiqja perden nga sytë e tyre që ata të mund të shihnin atë që shoh unë.

Ti je një shpirt i mrekullueshëm.

Jam e nderuar të të dua dhe të jem marrëse e dashurisë tënde

Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime”– ka shkruar Megan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat