Ndjekësit e akuzuan për fotoshop, reagon Kim Kardashian

Bota e Yjeve

Ndjekësit e akuzuan për fotoshop, reagon Kim Kardashian

Më: 27 prill 2022 Në ora: 00:53
Kim Kardashian

Ylli i “The Kardashians”, Kim Kardashian është akuzuar shumë herë për përdorimin e fotoshopit në fotot që poston në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka reaguar në “Instastory” një foto të një lajmi që tregon se ajo ka hequr kërthizën nga fotoja.

“Seriozisht, ky është budadallëk. Mendoni se unë kam bërë fotoshop kërthizën.”, shkruan 41-vjeçarja, e cila është akuzuar edhe më herët për fotoshop në fotot e saj.

Ylli 41 vjeçar ekspozoi belin e saj për tu patur zili ndërsa u shfaq e veshur me reçipeta sportive ngjyrë bezhë dhe një palë tuta teksa pozonte pranë pishinës.

Por fansat e saj duken shumë të shkathët dhe i kanë analizuar me kujdes fotot duke vënë re se kërthiza e saj nuk duket.

Image
Kim Kardashian/ Instagram

Shumë ndjekës kishin të njëjtën pyetje: “Ku është kërthiza jote?“.

Ndërsa shumë të tjerë e çuan ironinë në nivel tjetër duke krijuar hashtag me “Ku është kërthiza e Kim-it?”

Kujtojmë se vetëm një ditë pasi Khloe Kardashian pranoi se kishte bërë fotoshop vajzën e saj, True, Kim Kardashian u përball me disa akuza për modifikimin e pamjes së Pete Davidson në fotot e tyre të fundit në “Instagram”.

Një inspektim më i afërt zbulon se Kardashian – ose kushdo që i perfeksionon fotot e saj – mund të ketë modifikuar hundën e komedianit dhe gjithashtu i ka dhënë atij një nofull më të theksuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat