Rita Ora duket e mahnitshme, merr vëmendje me pozat atraktive

Bota e Yjeve

Rita Ora duket e mahnitshme, merr vëmendje me pozat atraktive

Më: 17 maj 2022 Në ora: 09:43
Rita Ora

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora merr vëmendje me secilën paraqitje që bën.

Edhe së fundmi këngëtarja e hitit “Anywhere” erdhi atraktive në disa imazhe që ndau me mbi 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

E veshur me një kostum të zi dhe detaje me lule, makijazh të theksuar flokët kaçurrela me volum dhe aksesor ari , Rita duke e mahnitshme me në pozat e reja.

Image
Rita Ora

“Dje ishte argëtuese dhe jam e opsesionuar me grimin”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive të cilat u pasuan nga komente të shumta nga ana e fansave.

Image
Rita Ora

Kujtojmë që këngëtarja 31 vjeçe, mori pjesë si e ftuar speciale në spektaklin më të shikuar të talenteve në Amerikë, për të promovuar këngën e saj të fundit “Finish Line”.

Image
Rita Ora

Artistja shqiptare pozoi në disa imazhe edhe përkrah yllit tjetër të muzikës, Katy Perry e cila është gjyqtare në spektralin e talenteve.

Në anën tjetër, ylli nga Kosova prej më shumë se një viti po shijon një histori dashurie me regjisorin, Taika Waititi. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat