Kate Middleton shfaqet në tapetin e kuq të premierës së ‘Top Gun’ dhe mahniti si gjithmonë

Bota e Yjeve

Kate Middleton shfaqet në tapetin e kuq të premierës së ‘Top Gun’ dhe mahniti si gjithmonë

Më: 20 maj 2022 Në ora: 15:23
Kate Middleton, William

Kate Middleton u shfaq e veshur bardh e zi dhe në tapetin e kuq. Dukesha e Kembrixhit iu bashkua bashkëshortit Princ William në premierën në Londër të "Top Gun: Maverick" dje, e veshur me një fustan të zi elegant Roland Mouret me një dekolte të bardhë me supet jashtë.

Middleton mbante një çantë Alexander McQueen dhe një palë vathë diamanti, ndërsa William kishte veshur një xhaketë McQueen blu të errët dhe pantallona të zeza.

Dukesha i kishte stiluar flokët drejt, të ndarë në mes dhe të hedhur pas veshëve.

Çifti mbretëror pozoi me aktorin kryesor të "Top Gun", Tom Cruise, i cili përshëndeti yjet e filmit Jennifer Connelly, Jon Hamm dhe Miles Teller.

Premiera e fundit e filmit ku morën pjesë çifti Kembrixh ishte filmi i James Bond "No Time to Die" në vitin 2021, ku Middleton mahniti me një fustan ari vezullues nga Jenny Packham.

Princi Charles dhe Camilla, Dukesha e Cornwall-it, ishin në të njëjtin event vitin e kaluar, por duket se nuk i shoqëruan edhe në tapetin e kuq të "Top Gun".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat