Rihanna fotografohet për herë të parë pas lindjes së djalit

Bota e Yjeve

Rihanna fotografohet për herë të parë pas lindjes së djalit

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:22
Rihanna

Rihanna është fotografuar për herë të parë të premten që kur u publikua lajmi se këngëtarja e “We Found Love” dhe ASAP Rocky mirëpritën një djalë.

34-vjeçarja mbante një palë syze dielli të zeza e veshje më të gjerë teksa po hynte në një makinë në West Hollywood.

Ylli i muzikës pop u raportua se lindi fëmijën më 13 maj në Los Angeles, ndonëse çifti ende nuk e ka zbuluar emrin e djalit të tyre.

Image
Rihanna

Riri bëri të ditur se do të bëhet nënë për herë të parë në muajin janar, gjersa pozoi e veshur në rozë.

Rihanna dhe ASAP Rocky thuhet se do të udhëtojnë së shpejti në New York për të prezantuar fëmijën me prindërit e ASAP Rockyt.

Dyshja kanë qenë miq prej vitesh dhe lidhja e tyre romantike u bë publike në vitin 2020.

Image
Rihanna

Në prill ndërkaq dolën disa thashetheme se ylli i “Sundress” është duke e tradhtuar këngëtaren me stilisten e këpucëve, Amina Mauddi.

Kjo u hodh poshtë menjëherë nga kjo e fundit duke thënë se nuk kanë pasur asnjëherë asgjë.

Mes lajmeve për fëmijën, të njëjtit janë marrë po ashtu edhe me arrestimin e reperit Rocky.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat