+18/ Hilary Duff flet për fotot e saj nudo dhe e përshkruan eksperiencën si të frikshme

Bota e Yjeve

+18/ Hilary Duff flet për fotot e saj nudo dhe e përshkruan eksperiencën si të frikshme

Më: 28 maj 2022 Në ora: 23:29
Hilary Duff

Hilary Duff ka folur me E!News rreth fotove nudo për “Women’s Health” duke e quajtur eksperiencën “të frikshme”.

“Unë thjesht nuk jam nga ata njerëz që ecin lakuriq nëpër shtëpi. Kështu që pyeta nëse duhet të hiqja gjithçka…” -rrëfeu Duff. “Ishim në një shtëpi që ishte e ekspozuar ndaj një numri të madh shtëpish të tjera. Kështu që unë thashë: Shpresoj që të mos ketë fëmijë që të shikojnë nga dritarja tani.”

Duff është nënë e tre fëmijëve; e djalit Luca, 10 vjeç, dhe vajzave Banks, 3 vjeçe dhe Mae, 13 muajshe. Edhe pas 3 lindjeve dhe disa imperfeksioneve, aktorja shprehet se ndihet shumë krenare për trupin e saj.

“Jam vërtet krenare për trupin tim dhe jam krenare që ka prodhuar tre fëmijë”, tha ajo në intervistë. "Kështu që mendova të bëjmë diçka që të më bënte të mos ndihesha aq rehat dhe të shohim se ku do të arrijmë. Kam arritur në një pikë që jam në paqe me ndryshimet nëpër të cilat ka kaluar trupi im.”

Megjithatë, Hilary tha se dëshiron që njerëzit ta dinë se një artist grimi ka vënë shkëlqim në të gjithë trupin e saj dhe dikush e ndihmoi të merrte pozicionin më lajkatar për fotot.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat