Nga ‘flirtimi’ në Instagram te udhëtimi në Miami/ Pse fansat janë të bindur se Vinicius Jr dhe Ester Exposito janë bashkë?

Bota e Yjeve

Nga ‘flirtimi’ në Instagram te udhëtimi në Miami/ Pse fansat janë të bindur se Vinicius Jr dhe Ester Exposito janë bashkë?

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 06:34
Ester Exposito

Futbollisti brazilian Vinicius Junior e ka treguar shpesh publikisht pëlqimin për aktoren e serialit “Elite”, Ester Expostio.

Braziliani i komenton shpesh aktores në fotot e saj në rrjetin social Instagram, duke ndezur kështu dyshime rreth raportit të tyre.

Një detaj që fansat kanë vënë re se fundmi është edhe fakti se dyshja aktualisht ndodhen në Miami.

Image
Instagram

Dyshimet përforcohen më shumë pasi aktorja ka postuar në Instagram një foto në të cilën shfaqet me shami dhe ka si lokacion “Miami”. Vëmendje ka marrë edhe komenti i futbollsitit me emoji-t “ 🤍😍”.

Image
Vinicius Jr

Aktorja është një fenomen i vërtetë global, prandaj numëron 29 milionë ndjekës të cilët e kanë kuptuar me shumë lehtësi se të dy janë në të njëjtin qytet. Pavarësisht se asgjë nuk është e konfirmuar rreth raportit të tyre, është e qartë se fansat e të dy personazheve të famshëm janë mjaft të emocionuar për këtë.

Image
Ester Exposito
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat