Axl Rose shokon me dukjen, operacionet e shumta plastike e kanë bërë të panjohur

Bota e Yjeve

Axl Rose shokon me dukjen, operacionet e shumta plastike e kanë bërë të panjohur

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 22:47
Axl RoseAxl Rose

Frontmeni i grupit legjendar “Guns N’ Roses”, Axl Rose, disa javë më parë ka performuar me këngëtaren amerikane, Carrie Underwood, në një festival në Kaliforni dhe së bashku kënduan hitet, si “Sweet Child O’ Mine”, “Paradise City” e “Welcome To The Jungle”.

Mirëpo, paraqitja e shkëlqyer u la nën hije nga pamja e rokerit të famshëm, i cili dikur vlerësohej nga femrat në mbarë botën dhe tani shokoi me dukjen e tij.

Axl duket se e ka të vështirë të pajtohet me faktin se po plaket, ndaj mundohet ta fshehë me procedura të shumta estetike, gjë që e ka bërë ‘të panjohur’.

Image
Axl Rose

Tiparet e fytyrës i kanë ndryshuar me kalimin e viteve, duke qenë se e ka operuar hundën, ka vendosur implante në faqe, ka shtrënguar fytyrën dhe i ka tërhequr kapakët e syve.

Ndryshe, në librin “Last of the Giants: The True Story of Guns N ‘Roses”, u botuan informacione të shumta, deri tani të panjohura për jetën e Axl.

Image
Axl Rose
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat