Pushimet e “zjarrta” të Arilena Arës në Malibu, këngëtarja pozon topless dhe ekspozon format e tonifikuara!

Bota e Yjeve

Pushimet e “zjarrta” të Arilena Arës në Malibu, këngëtarja pozon topless dhe ekspozon format e tonifikuara!

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 12:44
Arilena Ara

Ky vit e solli Arilenën edhe si moderatore. Atëherë kur nuk e prisnim, këngëtarja u shfaq si prezantuese e një formati investigativ.

Nuk mund të themi që artistja u përshtat shpejt në “lëkurën” e saj të re, por teksa përgatitet për sezonin e dytë të “Piranjat”, ajo po shijon disa ditë pushimesh. E duhet thënë se pushime si të Arilenës, pak kemi parë.

Ajo është arratisur për në Kaliforni, ku edhe po shijon disa ditë relaksi në Malibu, bashkë me bashkëpunëtorin e saj më të ngushtë, Popin. Arilenën jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë brenda kornizave.

Gjithnjë ajo ka ditur të ndërthurë pamjen e saj fëminore me sensualitetin, por asnjëherë nuk e ka ekzagjeruar. Madje, pseudonimi i saj është “Kido”, çfarë tregon edhe njëherë natyrën e saj lozonjare. Por propozojmë që këtej e tutje edhe Arilenës t’i ndërrohet ky pseudonim.

Image
Arilena Ara

Kjo, për faktin se në fotot e saj të fundit nga pushimet, Arilena jo vetëm që nuk duket si Kido, por duket më e zjarrtë se kurrë. Nga pushimet e saj në Malibu, artistja ka ndarë disa foto ku shfaqet me të vërtetë elektrizuese. Këngëtarja ka pozuar për herë të parë me bikini, duke zbuluar të pasmet e saj, që deri më sot nuk na kishin rënë kaq shumë në sy.

Me bikini minimalist rozë, Arilena ka shfaqur format bombastike nga kontinenti i largët. Por si vetë ajo ka zbuluar, zona ku ka qenë duke bërë plazh ka qenë mjaft e izoluar, duke ia lejuar vetes edhe disa foto topless. Në rrjetet sociale ajo ka publikuar foto ku shfaqet pa rroba banjo, por natyrisht që është kujdesur që mos të zbulojë më shumë sesa duhet, duke vendosur duart përpara.

Image
Arilena Ara

Sigurisht që kur je në Malibu, në një plazh komplet bosh, dhe pa sytë e kureshtarëve mund t’ia lejojë vetes një zhveshje të tillë. Në këto ditë të nxehta, ajo shoqërohet nga Popi, menaxheri dhe miku i saj më i afërt. Vetë këngëtarja ka publikuar foto dhe video të ndryshme ku shfaqen të dy së bashku, si një dyshe e pandarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat