Pak ditë pas ndarjes nga Kim Kardashian, Pete Davidson në romancë me 81-vjeçaren? Ja si qëndron e vërteta

Bota e Yjeve

Pak ditë pas ndarjes nga Kim Kardashian, Pete Davidson në romancë me 81-vjeçaren? Ja si qëndron e vërteta

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 23:44
Pete Davidson dhe Kim Kardashian

Lajmi i ndarjes së Pete Davidson dhe Kim Kardashian bëri jo pk bujë në rrjet, por ende pa pa kaluar pak kohë nga ndarja u përfol në rrjet se komediani ka nisur një romancë të re me një 81-vjeçare.

Së fundmi vetë 81-vjeçarja Martha Stewart i është përgjigjur memeve virale që pretendojnë se ajo ka një romancë me Pete Davidson.

Pavarësisht se u fotografua duke u kapur për dore me ish-yllin e “Saturday Night Live” në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në prill, 81-vjeçarja tha se nuk do të bëhet e dashura e ardhshme e Davidson.

Image
Martha Stewart dhe Pete Davdison

“Pete Davidson është si djali që nuk e kam pasur kurrë!”- tha Martha për Daily Mail.

Megjithatë, edhe pse një lidhje e re e nxehtë nuk është në horizont, ajo tha se i pëlqente takimi me komedianin 28-vjeçar.

“Ai është një djalë simpatik që po gjen rrugën e tij,” tha ajo.

Davidson u nda nga Kardashian, e dashura e tij prej nëntë muajsh, në fillim të gushtit.

“Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre të vështira e bënë vërtet të vështirë mbajtjen e një marrëdhënieje”, tha një burim për Page Six.

Image
Pete Davidson dhe Kim Kardashian

Stewart – e cila  ishte e martuar  me botuesin Andrew Stewart për 29 vjet përpara se të divorcoheshin në vitin 1987 – është e njohur në mediat sociale me fotot e saj të nxehta.

Ish-modelja tërhoqi veçanërisht vëmendjen e fansave pasi  postoi një selfie të zjarrtë  nga pishina e saj në vitin 2020 – me përdoruesit që madje i sugjeruan asaj të hapte një llogari OnlyFans.

Megjithatë, për momentin, Steëart duket se është beqare, duke i thënë me shaka Chelsea Handler në podcast-in e saj së fundmi se ka kaluar “një kohë” që kur ajo është lidhur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat