Luana Vjollca duket atraktive si një ‘barbie’ në ditëlindjen e saj të 31-të

Bota e Yjeve

Luana Vjollca duket atraktive si një ‘barbie’ në ditëlindjen e saj të 31-të

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 23:06
Luana Vjollca

Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, sot feston ditëlindjen e saj të 31-të.

Me këtë rast, befasitë dhe dhuratat për të nuk munguan qysh në orët e hershme të datës 2 shtator.

Luana duket se ka zgjedhur njerëzit e saj më të afërt për të kremtuar 31-vjetorin e lindjes, teksa disa momente të këndshme nga festa i ndau edhe me ndjekësit e saj në Instagram.

Image
Luana Vjollca

Mes të tjerash, bukuroshja Vjollca publikoi një video të realizuar gjatë mbrëmjes së ditëlindjes.

E veshur me një fustan rozë me vezullimë dhe me pamjen e saj prej biondeje, Luana dukej si një “barbie” në festën e saj të ditëlindjes.

Image
Luana Vjollca

“Vajza e ditëlindjes, le të festojmë jetën”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e kësaj videoje.

Përndryshe, këngëtarja dhe moderatorja vazhdon të mbetet ndër personazhet shqiptarë më të ndjekur në Instagram, me plot dy milionë ndjekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat