Fifi shfaqet në formë të mirë teksa pozon në veshje sportive

Bota e Yjeve

Fifi shfaqet në formë të mirë teksa pozon në veshje sportive

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 18:51
Fifi

Artistja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi është një prej personazheve më të përfolura shqiptare në media rozë.

Fifi e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore komentohet edhe për jetën e saj private dhe postimet e ndryshme në rrjete sociale.

Së fundi këngëtarja nga Ferizaj ka postuar disa imazhe të reja për fansat e saj në Instagram teksa pozon në një dyqan ushqimor.

Fifi shihet në veshje sportive ngjyrë gri që i kombinoi me një kapele dhe atlete sportive ndërsa shihet pa makijazh.

Image
Fifi

“Ne gjithmonë mund të fillojmë përsëri”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e imazheve që u pasuan nga komente të shumta nga ana e admiruesve të saj.

Ndryshe, kujtojmë që Fifi rreth një vit më parë u bë pjesë e Big Brother VIP dhe ishte ndër banoret që mori më së shumti vëmendjen.

Pas daljes nga shtëpia e famshme këngëtarja nisi një lidhje dashurie me Adi Patushin, me të cilin po jeton një histori të bukur dashurie.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat