Victoria Beckham fshin tatuazhin me inicialet e David – spekulohet për probleme në martesën e çiftit

Bota e Yjeve

Victoria Beckham fshin tatuazhin me inicialet e David – spekulohet për probleme në martesën e çiftit

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 07:00
Victoria Beckham dhe David

Një nga çiftet më të famshëm në botë është ai i formuar nga Victoria dhe David Beckham, çifti janë bashkë që nga viti 1999, por së fundmi fansat e dyshes janë të shqetësuar për një tatuazh.

Dizajnerja e modës, 48 ​​vjeçe, hyri në Instagram javën e kaluar për t’i dhënë fansave një vështrim të shkurtër të nuancës së re “Bitten Lip Tint, Je t’aime”, dhe ndërsa ish-Spice Girl bëri një pjesë të grimit në krahun e saj, tatuazhi mungonte dukshëm.

Tatuazhi në kyçet e duarve të saj – të cilat ajo i kishte bërë për të festuar momentet historike me bashkëshortin David – janë zbehur gjithnjë e më shumë vitet e fundit pasi ajo vendosi t’i nënshtrohej trajtimit me laser për t’i hequr ato.

Ish-këngëtarja lansoi markën e saj të suksesshëm të modës në vitin 2008, zgjodhi trajtimin me laser pasi u shqetësua se tatuazhet nuk i përshtateshin një biznesmeneje me fuqi të lartë.

Si dhe numrat romakë VIII-V-MMVI që përfaqësojnë 8 maj 2006 – datën kur ajo dhe Davidi rinovuan betimet e tyre të martesës – kyçi i saj i djathtë kishte frazën latine ‘De Integro’, që përkthehet si ‘përsëri nga fillimi’.

Kjo thuhet se ka shënuar fillimin e saj të ri me bashkëshortin dhe familjen në Shtetet e Bashkuara, pasi ish-kapiteni i Anglisë u transferua në klubin LA Galaxy në 2007.

Në kyçin e dorës së majtë ajo kishte gjithashtu inicialet e burrit të saj, DB, dhe fjalët “Së bashku, përgjithmonë, përjetësisht” të shkruara në hebraisht – e zgjedhur për të shënuar përvjetorin e saj të dhjetë të martesës.

Image
Victoria Beckham tatuazh

Megjithatë, tatuazhet nuk dukeshin më fare në videon e fundit të publikuar nga Victoria.

Image
Victoria Beckham tatuazh

Megjithëse ka spekulime për probleme në martesë, pak ditë më parë kur mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë, çifti u pa bashkë gjatë funeralit, plus ata u panë së bashku të kapur për dore në një event publik.

Edhe pse askush nuk e di me siguri se si po shkon lidhja, shumë spekulojnë arsye të ndryshme pse Victoria ka vendosur të fshinte tatuazhin.

David dhe Victoria përndryshe kanë katër fëmijë: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Çifti u takua në 1997 dhe u martuan në 1999, dasma ishte një nga më mediatiket në Britaninë e Madhe.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat