Është në prag të shtatëdhjetave, Christie Brinkley rrëfen sekretet e dukjes rinore

Bota e Yjeve

Është në prag të shtatëdhjetave, Christie Brinkley rrëfen sekretet e dukjes rinore

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 18:04
Christie Brinkley

Christie Brinkley është akoma pjesë e botës së modës, ndërsa edhe pse e ndajnë vetëm dy vjet nga festimi ditëlindjes së 70-të, vazhdon të duket bukur.

Aktorja dhe modelja e ka treguar sekretin e dukjes rinore, për të cilën, siç thotë, gjumi i mirë, ushqimi i duhur, hidratimi, si dhe mbrojtja dhe kujdesi i mirë dhe cilësor i lëkurës, janë çelësi.

“Ajo çfarë bëni secilën ditë, do të përcaktojë sa të shëndetshëm dhe të gjallë do të jeni në fund. Gjithçka varet nga ju. Gjithçka është në duart tuaja”, është shprehur 68-vjeçarja.

Brinkley më pas sqaroi duke thënë se më e rëndësishme është të bëni një gjumë të mirë, të hani ushqim organik, të hidratoni dhe të kujdeseni për lëkurën 24 orë në ditë.

Bukuroshja e njohur është vegjetariane që në moshën 13 vjeçare dhe prej vitesh është avokate e ‘dietës së ylberit’ – që rekomandon një dietë në spektrin e ngjyrave të ylberit dhe familjarët e saj e kanë përfshirë në jetën e tyre.

“Për drekë ha perime dhe bëj një sallatë, më pas shtoj proteina, si fasule apo arra. Darka është pothuajse e njëjtë, përveç se ndoshta do të vendos perimet e mia sipër makaronave me fasule, oriz, drithëra ose quinoa”, kishte treguar më herët Christie, e cila ka gjithashtu regjimin e saj kundër plakjes.

Shumë kohë më parë, ajo kishte thënë se e ka provuar vetëm një herë botoksin dhe nuk i ka pëlqyer rezultati: “Unë nuk përdor botoks. Më pëlqen të kem shprehje natyrale të fytyrës”.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat