Rihanna shfaqet për herë të parë publikisht pas lindjes së djalit

Bota e Yjeve

Rihanna shfaqet për herë të parë publikisht pas lindjes së djalit

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 23:55
Rihanna

Diva e muzikës, Rihanna ka dalë për herë të parë publikisht pasi lindi djalin.

Ajo ka shkuar një darkë në Santa Monica të Los Anglesit dhe nuk i “ka shpëtuar” paparacëve.

E veshur me një fustan elegant të zi prej kadifeje, 34-vjeçarja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Image
Rihanna

Ajo kishte vendosur edhe një gjerdan të trashë me diamantë dhe një palë vathë me gurë, të cilët shkëlqenin. Rihanna dukej në super formë pak muaj pasi u bë nënë për të parën herë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat