“Nuk dua të dashur”/ Ronela Hajati bën deklaratën e papritur, ja ku është e fokusuar këngëtarja

Bota e Yjeve

“Nuk dua të dashur”/ Ronela Hajati bën deklaratën e papritur, ja ku është e fokusuar këngëtarja

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 23:43
Ronela Hajati

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të komentuara në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, këngëtarja ka treguar së fundmi se nuk ka nevojë për një partner.

Nëpërmjet Instagramit ajo u ka kthyer përgjigje atyre që kanë dashur të dinë më shumë rreth jetës së saj në përgjithësi, jo vetëm asaj profesionale. E nuk kanë pasur se si të mungojnë edhe pyetjet për jetë private dhe dikujt prej ndjekësve i ka interesuar nëse Ronela ka qenë në lidhje dashurie me ndonjë reper. Përgjigja e këngëtares ka qenë ‘jo’.

Image
Ronela Hajati

Sidoqoftë, këngëtarja ka qenë gjithmonë hermetike kur vjen puna për të folur për jetën e saj private. E vetmja marrëdhënie që ajo ka bërë publike ishte me këngëtarin Young Zerka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat