Pique dhe e dashura e tij e re nuk fshihen më çifti shijojnë romancën në sytë e kureshtarëve

Bota e Yjeve

Pique dhe e dashura e tij e re nuk fshihen më çifti shijojnë romancën në sytë e kureshtarëve

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 22:36
Gerard Pique, Clara Chia Marti

Gerard Pique është fotografuar  me të dashurën e tij Clara Chia.

Çifti u fotografuan pasi ata shijuan një darkë romantike në një restorant japonez në Spanjë, futbollisti u pa duke u kapur dorë për dore me studenten 23 vjeçare.

Dalja e Gerardit me dashurinë e tij të re vjen pasi ai dhe ish Shakira arritën një marrëveshje për kujdestarinë mbi djemtë e tyre pas ndarjes së tyre në fillim të këtij viti.

Një nga problemet kryesore të ish-çiftit ishte se ku do të jetojnë fëmijët e tyre, gjë që tashmë është zgjidhur dhe Shakira ka vendosur të largohet së bashku me ta për të nisur një jetë të re në Miami. Beatriz Cortazar, gazetarja e ‘El Programa de Ana Rosa’ ka zbuluar të gjitha detajet e marrëveshjes mes dy palëve.

Negociatat u zhvilluan nga avokatët dhe megjithëse pati disa vonesa, më në fund është arritur një marrëveshje.

Image
Gerard Pique, Clara Chia Marti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat