Kendall Jenner del në rrugë me geta. A është ky një trend i ri?

Bota e Yjeve

Kendall Jenner del në rrugë me geta. A është ky një trend i ri?

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 13:46
Kendall Jenner

Nga beli lart, Kendall Jenner dukej gati për mot të ftohtë kur doli në Los Angeles dje e veshur me një pulovër të thurur - por nuk mund të themi të njëjtën gjë për pjesën e poshtme.

Modelja doli nga shtëpia pa pantallona, e veshur vetëm me një palë geta teksa ecte nëpër qytet.

Stilisti i famshëm, Dani Michelle, ndau disa foto të modeles pa pantallona në Instagram, duke e mbishkruar postimin "mirëmëngjes kendall jenner".

27-vjeçarja u fotografua me këtë veshje ndërsa po largohej nga një xhirim për markën luksoze FWRD, ku ajo shërben si drejtore kreative.

Jenner mbante një çantë të zezë Bottega Veneta "Sardine" (4200 dollarë) dhe taka të zeza të markës, ndërsa në duar mbante një tufë luledielli të mbështjellë me letër.

Pamja e saj interesante i hutoi fansat në Instagram.

Megjithatë, Kendall njihet për veshjet e guximshme, si për shembull versioni seksi i personazhit të "Toy Story", Jessie, që veshi për Halloween, ose të brendshmet me dantella që veshi në festën e ditëlindjes së Doja Cat muajin e kaluar.

Jenner madje pranoi se kishte menduar të shkonte topless në Met Gala 2022 në vend që të vishte një bluzë transparente së bashku me fundin e saj Prada.

Sa i përket veshjes së getave, mbetet për t’u parë nëse ndonjë tjetër e famshme do të guxojë me pamjen apo nëse veshja e getave pa gjë sipër do të kthehet në trend.

Image
Kendall Jenner
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat