Don Xhoni relaksohet në bregdet: Pushimet verore i kryej tash sepse verës dikush duhet t’i kall ndejat

Bota e Yjeve

Don Xhoni relaksohet në bregdet: Pushimet verore i kryej tash sepse verës dikush duhet t’i kall ndejat

Më: 20 janar 2023 Në ora: 20:22
Don Xhoni

Reperi i njohur, Don Xhoni ka përmbyllur një vit mjaft të suksesshëm me shumë projekte të reja e mbrëmje muzikore.

Teksa jemi në periudhën e dimrit, reperi nga Drenica ka zgjedhur këtë kohë që të shijojnë pushimet në bregdet.

Rap-artisti ka postuar pamje nga pushimet duke mos zbuluar se ku ndodhet teksa edhe ka bërë një deklaratë ngacmuese.

Image
Don Xhoni

“Pushimet verore unë i kaloj tani se verës duhet dikush me i kall ndejat”, ka shkruar Don Xhoni në mbishkrimin e një postimi.

Theksojmë që reperi aktualisht po shijon suksesin e ‘EP’-së së parë që solli në dhjetor të vitit të kaluar, e cila përmbante gjithsej katër këngë.

Image
Don Xhoni

Krahas këngëve solo, reperi vitin e kaluar solli edhe një bashkëpunim tejet të suksesshëm me këngëtare, Era Istrefi.

Image
Don Xhoni

Dyshja publikuan “Hala” që u kthye në një hit dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 40 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat