Trup “mahnitës”, zeshkanja pozon me rroba banjo unike

Bota e Yjeve

Trup “mahnitës”, zeshkanja pozon me rroba banjo unike

Më: 25 janar 2023 Në ora: 16:50
Ylli i “Geordie Shore”, Sophie Kasaei

Ylli i “Geordie Shore”, Sophie Kasaei ka treguar trupin e saj të mrekullueshëm me rroba banjo seksi.

Bukuroshja e cila ka shkuar për një udhëtim romatik në Antigua me të dashurin e saj Jordan Brook, ka ndarë fotografi nga udhëtimi i saj.

33 vjeçarja fillimisht ka pozuar me një palë bikini ngjyrë të përhimët dhe flutura në të, dorën e ka ngritur afër kokës së saj, ndërsa trupi i tonifikuar dhe i mbështetur te një palmë dukej thjesht mbresëlënës.

Në një imazh tjetër, zeshkanja shihet me bikini të kaltër dhe e ulur duke ushqyer një derr pranë ujit.

“Vetëm dy derra të pa ngopur”, ka shkruar bukuroshja në mbishkrimin e postimit të saj.

Në anën tjetër, edhe i dashuri i saj ka ndarë një foto të ëmbël të çiftit duke shkruar për dashurinë e tyre.

"Dikush më tha dikur, me gruan e duhur në krah mund të arrish gjithçka! Nuk kam besuar deri më tani, por tani unë jam mbi re dhe kjo e gjitha falë jush. Ti me të vërtetë je “Little Rock im”! Të kam pranë këtë javë dhe ma ke bërë javën më të lumtur që kam pasur ndonjëherë! Ja në festën tonë të parë! Dhe shumë të tjera që do të vijnë! Të dua gjithmonë të veçantë”, ka shkruar ai.

Image
Ylli i “Geordie Shore”, Sophie Kasaei
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat