Kim Kardashian shihet rrugëve të Los Angelesit e veshur me fanellën e Romës

Bota e Yjeve

Kim Kardashian shihet rrugëve të Los Angelesit e veshur me fanellën e Romës

Më: 28 janar 2023 Në ora: 13:55
Kim Kardashian

Ylli televiziv, Kim Kardashian ka marrë sërish vëmendje me një dalje të radhës.

Modelja dhe influencuesja e famshme shkoi për të parë ndeshjen e basketbollit të vajzës së saj e shoqëruar nga ylli i NBA-së, Tristan Thompson.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte se Kim u pa e veshur me fanellën e Romës nga sezoni 97/98 kur Zeman ishte në stol.

Image
Kim Kardashian

Sipërmarrësja, modelja dhe influencuese amerikane u pa pranë yllit të NBA-së, Thompson në rrugët e Los Angelesit me fanellën e Romës.

Kim Kardashian shkoi për të parë një lojë basketbolli të vajzës North, e lindur në 2013 nga lidhja me reperin Kanye West.

Image
Kim Kardashian

Kardashian është kthyer në një markë ndërkombëtare në botën e modës dhe së bashku me familjen dhe motrat e saj ka qenë protagoniste e një ‘reality-show’ shumë të suksesshëm.

Fanella e Romës që Kardashian tregoi në LA është ajo e sezonit 97-98 kur Zdenek Zeman ende ishte ulur në stolin e skuadrës.

Image
Kim Kardashian

Fanella që 42-vjeçarja veshi ishte Roma e Konsel, Di Biagio, Paulo Sergio, Balbo, Di Francesco, Vagner, Tommasi, Helguera, Gautieri, Tetradze, Petruzzi, Zago, Delvecchio dhe sigurisht Totti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat