Morena Taraku zhvendoset në Dubai? Ja detaji që ngriti dyshimet

Bota e Yjeve

Morena Taraku zhvendoset në Dubai? Ja detaji që ngriti dyshimet

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 22:02
Morena Taraku

Postimi më i fundit i Morena Tarakut na ka shtuar dyshimet se mund të jetë zhvendosur për të jetuar në Dubai.

Në instastory, teksa ka treguar se ndodhet në Dubai krahas ka shkruar: “Shtëpi e ëmbla shtëpi”.

Kujtojmë se, këngëtarja ka vite që jeton  edhe në Turqi ku e ka klinikëm e saj estetike. Por, çfarë po e lidh në Dubai mbetet të shihet.  

Image
Morena Taraku

Morena ka publikuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej tyre.

Dihet që bukuroshja e mban shumë të fshehtë jetën e saj private e për këtë gjithë janë kuriozë të zbulojnë më shumë rreth saj.

Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse është apo jo në një lidhje dhe  ajo ka pranuar se është. 

Para pak kohësh Morena ka habitur me një postim në Instastory, teksa ka publikuar një video të një nëne me fëmijën e saj e duket se kjo e ka emocionuar shumë bukuroshen, pasi ka shprehur edhe dëshirën për të pasur një fëmijë, dëshirë të cilën nuk e ka shprehur kurrë më parë.

Image
Postimi i Morena Tarakut
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat