“E egër” dhe “e çrregullt”, modelja shfaq “pjesët intime” me bikini të vogla

Bota e Yjeve

“E egër” dhe “e çrregullt”, modelja shfaq “pjesët intime” me bikini të vogla

Nga: Bota sot Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 13:10
Modelja Lottie Moss

Modelja Lottie Moss, ka “bërë nam” me bikini të vogla ngjyrë të kaltër, gjersa ka pritur të dashurin e saj t’i bashkangjitet.

Moss ka reklamuar trupin e saj të tonifikuar me bikini dhe prapa saj shihen dërrasa shumëngjyrëse të sërfit.

Bikinit dy pjesëshe me majë trekëndore e shfaqnin modelen “të egër”, ndërsa i lënin pak imagjinatës.

Modelja grimin e kishte natyral, ndërsa flokët vendosi t’i mbaj të çrregullta, gjersa nuk mungonte vëmendja as te tatuazhet e saj të shumta në trup.

Në fotografi tjera, modelja pozoi me të dashurin e saj  të ulur në motoçikletë dhe si mbishkrim shkroi “më merr me veti baby”.

Çifti u përqafuan teksa vraponin nëpër rrugë.

Image
Modelja Lottie Moss
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat