Miley Cyrus feston publikimin e albumit të ri në Beverly Hills

Bota e Yjeve

Miley Cyrus feston publikimin e albumit të ri në Beverly Hills

Më: 10 mars 2023 Në ora: 17:40
Miley Cyrus

Miley Cyrus së bashku me miqtë e saj të famshëm patën një festë në Beverly Hills për të kremtuar publikimin e albumit të saj të ri, “Endless Summer Vacation”.

U organizua një mbrëmje spektakolare në ‘Gucci Osteria da Massimo Bottura’ me yje si: Paris Hilton, Shawn Mendes, Sabrina Carpenter dhe sigurisht i dashuri i Cyrus, Macx Morando.

Të famshmit dukeshin të jashtëzakonshëm, por Miley ishte ajo që vodhi shfaqjen.

Superylli 30-vjeçar zgjodhi një fustan të shkurtër të zi së bashku me një pallto jeshile dhe disa taka të larta.

Për sa i përket aksesorëve, Miley kishte vënë disa vathë të mëdhenj me rrathë dhe nuanca të zeza.

Image
Miley Cyrus

I dashuri Maxx kishte veshur një xhaketë sportive blu prej kadifeje së bashku me një bluzë të bardhë dhe një palë atlete të bardha.

Miley nuk e mbante dot veten, teksa këndoi dhe kërceu gjatë gjithë natës. Ajo ka shijuar mjaft shumë natën me miqtë e saj të famshëm.

Në fund të natës, Shawn Mendes u largua duke lënë festën me Sabrina Carpenter, me atë që dukej të ishte një gotë vere në dorë.

Ata gjithashtu mbërritën bashkë dhe kjo forcoi më shumë thashethemet për një lidhje të mundshme.

Image
Miley Cyrus

Ka pasur shumë pritje përpara publikimit të albumit të ri të artistes ndërkombëtare.

“Flowers”, kënga e albumit, ka qenë një sukses i madh komercial, duke vendosur disa rekorde të reja.

Ajo arriti numrin një në 35 vende të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat