Taylor Swift nis turneun e shumëpritur “Eras” në stadiumin State Farm në Arizona

Bota e Yjeve

Taylor Swift nis turneun e shumëpritur “Eras” në stadiumin State Farm në Arizona

Më: 20 mars 2023 Në ora: 07:44
Taylor Swift

Taylor Swift filloi të premten turneun e saj të shumëpritur “Eras” në stadiumin ‘State Farm’ në Glendale, Arizona.

Këngëtarja hapi shfaqjen e saj tre-orëshe me “Miss Americana & the Heartbreak Prince” dhe kaloi nëpër hitet e saj më të mëdha duke përfshirë: “Love Story”, “All Too Well” dhe “Blank Space” përpara se të mbyllte koncertin me “Karma”.

Page Six njoftoi lajmin në shtatorin e kaluar se 33-vjeçarja do të fillojë turneun në 2023.

Image
Taylor Swift

“Taylor ka disa plane vërtet ambicioze”, tha një burim në atë kohë. “Ajo është e emocionuar që do të kthehet pas një pushimi kaq të gjatë, por të frytshëm”.

12-herë fituesja e “Grammy”-t bëri turneun e fundit në vitin 2018 në mbështetje të albumit të saj “Reputation”.

Image
Taylor Swift

Swift njoftoi turneun “Eras” në nëntor, duke e përshkruar atë në Instagram si “një udhëtim nëpër epokat muzikore të karrierës [saj] (e kaluara dhe e tashmja)”.

Dhe ajo e mbajti premtimin e saj duke i ndarë projektet: “Lover” (2019), “Fearless” (2008), “Evermore” (2020), “Reputation” (2017), “Speak Now” (2010), “Red” (2012), “Folklore” (2020), “1989” (2014), “Taylor Swift” (2006) dhe “Midnights” (2022).

Image
Taylor Swift

Secili prej dhjetë performancave përmbante një kostum të ndryshëm, nga një xhaketë e kuqe me tegela deri te një fustan topash ngjyrë bezhë.

Pjesa e turneut në ShBA përfundon me disa performanca në stadiumin SoFi në Inglewood, Kaliforni, në fillim të gushtit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat