Rita Ora fotografohet duke i shëtitur motrën e saj Elenën dhe prindërit në Sydney

Bota e Yjeve

Rita Ora fotografohet duke i shëtitur motrën e saj Elenën dhe prindërit në Sydney

Më: 30 mars 2023 Në ora: 18:01
Rita Ora me familje

Ajo së fundmi ka shkuar në Sydney për sezonin e ri të spektaklit “The Voice Australia”, ku sërish do të jetë trajnere.

Por Rita Ora, 32 vjeçe, mori pak kohë për të eksploruar qytetin me motrën e saj Elenën dhe prindërit e saj Vera dhe Besnikun të enjten, shkruan DailyMail.

Super ylli me origjinë shqiptare zgjodhi të dukej elegante e veshur me një fustan të shkurtër me lule mbi pantallona të shkurtra të vogla teksa po shkonte në Bondi Icebergs me familjen e saj.

Image
Rita Ora me familje

Duke u futur në stilin e relaksuar australian, këngëtarja e hitit “Only Want You” i lidhi flokët në stilin bisht dhe vendosi syze dielli të mëdha, ndërsa kishte një çantë të vogël të zezë mbi supe.

Ndërkohë motra e saj Elena, e cila shërben si menaxhere e Ritës, kishte veshur një mini fustan të zi me atlete dhe një çantë të markës “Gucci”.

Image
Rita Ora me motrën e saj

Këngëtarja është parë në Sydney, pasi ajo shkoi në qytet të hënën e kaluar për të filluar qëndrimin e saj disa javor për spektaklin “The Voice Australia”.

Ajo mbërriti në kontinentin australian e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi dhe familja e saj.

Image
Rita Ora me familje

Ylli i popit ka kaluar shumë kohë në Australi, pasi në vitin 2021 ajo nisi rrugëtimin e saj si trajnere në “The Voice Australia”, dhe më pas njëlloj bëri edhe një vit më vonë në edicionin e dytë, ndërsa tani është gati për sezonin e tretë.

Ajo i tha The Daily Telegraph vitin e kaluar se kishte vendosur të blinte një pronë në Harbor City.

“Unë thjesht e dua Australinë, kam gjetur vërtet një shtëpi të mrekullueshme këtu”, tha ajo.

“Moti, plazhi, është një komunitet kaq i bukur. Mund të eci në kafenenë time lokale, të ulem atje dhe të ha mëngjes”, ka thënë Rita.

“Nuk dua të flas shumë shpejt, por padyshim që jam duke kërkuar të qëndroj këtu më gjatë dhe të blej një pronë”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat