Morena Taraku provokon me bikini nga Dubai: Boni të fala ish-it

Bota e Yjeve

Morena Taraku provokon me bikini nga Dubai: Boni të fala ish-it

Më: 10 maj 2023 Në ora: 23:28
Morena Taraku

Ish-Missi dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku arrin që të marr vëmendje me secilin postim që bën.

Edhe së fundmi nuk ishte më ndryshe, bukuroshja nga Peja ka postuar disa imazhe të reja nga pushimet në Dubai.

Zeshkania joshëse pozoi e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të gjelbër teksa kompletoi dukjen me aksesor ari.

Morena dukej më në formë se kurrë më parë teksa fokusonte linjat e formësuar për të cila njihet dhe komentohet vazhdimisht.

“Boni të fala ish-it”, ka shkruar Morena në mbishkrimin e fotove që u pasuan me komente të shumta nga ana e admiruesve të saj.

Image
Morena Taraku

Ndryshe, theksojmë që ajo prej kohësh nuk ka lansuar një projekt të ri muzikore duke u fokusuar tek jeta e saj në Stamboll dhe biznesi që menaxhon atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat