Rita Ora me një veshje transparente e bën për vete bashkëshortin e saj 47 vjeçar në një dalje në mbrëmje

Bota e Yjeve

Rita Ora me një veshje transparente e bën për vete bashkëshortin e saj 47 vjeçar në një dalje në mbrëmje

Më: 30 maj 2023 Në ora: 08:44
Rita Ora dhe Taika Waititi

Ajo ka qenë duke u stërvitur fort në palestër që kur mbërriti në Sydney për spektaklin “The Voice Australia”.

Dhe Rita Ora tregoi frytet e punës së saj gjatë një nate të kaluar jashtë me bashkëshortin e saj Taika Waititi në restorantin popullor grek “Apollo” në Potts Point, Sydney, të hënën në mbrëmje.

Këngëtarja 32-vjeçare shfaqi trupin e saj të tonifikuar e veshur me një fustan mjaft seksi ngjyrë çokollatë të tejdukshëm të kombinuar me taka kamoshi, shkruan DailyMail.

Image
Rita Ora dhe Taika Waititi

Fustani i tejdukshëm zbuloi të brendshmet e Ritës poshtë, dhe ajo u ngroh nga ftohja e mbrëmjes duke veshur një pallto mbi supe.

Interpretuesja e hitit “Body On Me” i kishte stiluar flokët e saj të gjata në stilin kaçurrela të gjalla dhe kishte aplikuar në makijazhin e saj një shkëlqim buzësh të theksuar.

Image
Rita Ora dhe Taika Waititi

Ndërkohë Taika, 47 vjeç, ishte veshur me pantallona të zeza, një bluzë të bardhë të veshur poshtë, një këmishë shumëngjyrëshe dhe një xhaketë xhinse sipër.

Regjisori i “Thor” kishte gjithashtu një gjerdan dhe byzylykë me rruaza shumëngjyrëshe, si dhe një koleksion unazash të trasha.

Image
Rita Ora dhe Taika Waititi

Rita shkëlqente gjatë daljes romantike dhe çifti i lumtur u detyrua të firmosin disa autografe kur fansat iu afruan në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat