Hailey Bieber hyri në dollapin e Justinit dhe i mori të brendshmet: Ja si duket e veshur me to

Bota e Yjeve

Hailey Bieber hyri në dollapin e Justinit dhe i mori të brendshmet: Ja si duket e veshur me to

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 16:26
Hailey Bieber dhe Justin Bieber

Hailey Bieber është bërë me veshje të reja këtë javë, që nuk i mori në vendet ku i merr zakonisht, por në dollapin e bashkëshortit të saj Justin.

Të martën, 26-vjeçarja ndau një foto në Instagram me mbishkrimin "veshje nga dollapi i Justin", duke pozuar me të brendshmet e këngëtarit.

Në foto ajo shfaqej me një xhaketë bezhë, një bluzë me vija dhe me sa duket, dhe të brendshmet e Justin-it - ndoshta Calvin Klein duke pasur parasysh fushatat e tij të shumta me markën. Ajo e kombinoi këtë look me një palë conversa dhe syze dielli.

Image
Hailey Bieber

Ndërsa Biebers njihet për kombinimet matchy-matchy në veshjet e tyre, herë pas here Hailey futet fshehurazi në dollapin e Justin-it. Në janar, ajo veshi një hoodie me fytyra të buzëqeshura nga marka e veshjeve të Justin-it, Drew House.

Dhe rreth një muaj më parë, ajo kishte veshur atë që shumë menduan se ishte xhupi i Justinit për shkak të origjinës së tij kanadeze (xhaketa ishte me logon e Toronto Argos, një ekip futbolli në veri).

Stili i Hailey-t shpesh përzien elementë të veshjeve për meshkuj - xhinse të gjera, pallto të gjata, atlete të mëdha - kështu që, me të vërtetë, dollapi i Justin është ndoshta vendi i përsosur për Hailey-n kur ka nevojë për rroba të reja. Duke folur me GQ, Justin konfirmoi se të dy shpesh shkëmbejnë rroba, duke thënë "Ne priremi të ndajmë rrobat".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat