Heidi Klum shijon pushimet në Paris me partnerin 17 vjet më të ri

Bota e Yjeve

Heidi Klum shijon pushimet në Paris me partnerin 17 vjet më të ri

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 08:06
Heidi Klum

Heidi Klum ka postuar të hënën në Instagram disa momente nga arratisja e saj romantike në Paris me bashkëshortin e saj, Tom Kaulitz.

Supermodelja gjermane, 50 vjeçe, postoi një set me tre foto mahnitëse me një veshje të hapur dantelle që ia tregonte trupin në formë dhe të tonifikuar.

“Është nxehtë sot në Paris”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit gjyqtarja e “America’s Got Talent”.

Image
Heidii Klum

Fotot nga postimi i Klum në Instagram e tregojnë atë të veshur me një bluzë të zezë transparente, një palë sytjena të bardha dhe me një palë pantallona të zeza.

Ajo e kompletoi dukjen me një palë syze dielli, një gjerdan të gjatë me një varëse blu, një unazë floriri, një unazë me gurë të çmuar gjigantë blu në të dhe dy byzylykë ari në kyçet e dorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat