Kush tha që janë ndarë? Kylie Jenner fotografohet pranë shtëpisë së të dashurit

Bota e Yjeve

Kush tha që janë ndarë? Kylie Jenner fotografohet pranë shtëpisë së të dashurit

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 10:26
Kylie Jenner

Kylie Jenner është fotografuar pranë shtëpisë së partnerit të shumëpërfolur, Timothee Chalamet, në Beverly Hills, me të cilin prej disa kohësh është në një lidhje.

25 vjeçarja kishte veshur një bluzë të bardhë dhe xhinse të gjera përpara se të shkonte në shtëpinë e aktorit 27-vjeçar. Themeluesja e “Kylie Cosmetics” kishte vendosur dhe një maskë të zezë në fytyrë duke mbuluar pjesën e gojës.

Jenner u pa duke lëvizur me Mercedesin e saj 200 mijë dollarësh, “Maybach 600” dhe u ndoq nga ekipi i saj i sigurisë me një “Escalade” të zezë derisa mbërriti në banesën e Timothee.

Image
Kylie Jenner

Në fillim të këtij muaji u konfirmua se dyshja janë ende në një lidhje, pavarësisht thashethemeve se ylli i ‘Call Me By Your Name’ i kishte dhënë fund romancës me milioneren.

Kylie dhe Timothee janë takuar në fshehtësi që nga fillimi i prillit, raporton TMZ.

Image
Kylie dhe Timothee

Çifti thuhet se kanë nisur një romancë pasi të dy morën pjesë në shfaqjen e modës Jean-Paul Gaultier më 25 janar 2023. Në mesin e muajit prill, pasi u publikuan lajmet për lidhjen e tyre, “Range Rover” i Kylie u pa në shtëpinë e Timothee në Beverly Hills.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat