Georgina Rodriguez tërhoqi vëmendjen me një korse lëkure elegante, teksa mori pjesë në shfaqjen e Elie Saab në Palais de Tokyo gjatë Javës së Modës në Paris.
31-vjeçarja e kombinoi veshjen me një fund të përshtatshëm dhe taka stileto, ndërsa u ul në rreshtin e parë pranë Leighton Meester dhe Olivia Palermo.
Leighton, 38 vjeçe, zgjodhi një fustan të gjelbër me detaje lulesh bardh e zi, të kombinuar me këpucë me taka dhe një çantë të vogël, shkruan DailyMail.

Olivia, 39 vjeçe, shkëlqeu me një fustan midi Chartreuse dhe çizme me dizajne gjarpëri, ndërsa flokët i mbante të kapur në një topuz elegant.
Në rreshtin e parë ishin gjithashtu Chappell Roan, Tini dhe Sofia Carson.

Ndërkohë, thashethemet për martesën e mundshme të Georgina-s me Cristiano Ronaldon janë shtuar pas një postimi të tij në Instagram, ku e quajti atë “gruan time” në urimin për 31-vjetorin e saj.
Kjo nuk është hera e parë që ai e referon kështu, duke nxitur spekulime se çifti mund të jetë martuar në fshehtësi.
Ronaldo dhe Georgina janë bashkë prej vitit 2016 dhe kanë dy fëmijë së bashku.