Selena Gomez shfaqet e ‘zjarrtë’ në të zeza, teksa promovon këngën e re me të fejuarin e saj

Bota e Yjeve

Selena Gomez shfaqet e ‘zjarrtë’ në të zeza, teksa promovon këngën e re me të fejuarin e saj

Nga: A.M. Më: 14 mars 2025 Në ora: 17:06
Selena Gomez

Selena Gomez ndezi rrjetet sociale të enjten mbrëma, pasi promovoi këngën e saj të fundit me të fejuarin e saj Benny Blanco.

Këngëtarja 32-vjeçare u shfaq e zjarrtë, derisa pozoi me një set të të brendshmeve të zezë dhe një mantel me dantella, ndërsa "merrte dritë" nga një dritë portokalli, shkruan DailyMail, përcjell "Bota sot".

Kurse, Blanco shpëndau një kujtim romantik në Instagram, duke treguar momentin kur e puthi për herë të parë Selenën.

Image
Selena Gomez

“Ndjeva zemrën tënde duke rrahur aq fort sa nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të të puth”, shkroi ai. Selena e ripostoi mesazhin, duke i shtuar thjesht: “Të dua”.

Ky projekt muzikor shënon një tjetër bashkëpunim të tyre, pas konfirmimit të albumit “I Said I Love You First”, i cili pritet të publikohet më 21 mars.

Image
Selena Gomez dhe i fejuari i saj
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat