Dua Lipa elektrizon Zelandën e Re me performancë magjepsëse në turneun “Radical Optimism”

Bota e Yjeve

Dua Lipa elektrizon Zelandën e Re me performancë magjepsëse në turneun “Radical Optimism”

Më: 5 prill 2025 Në ora: 08:35
Dua Lipa

Dua Lipa ndezi skenën në Auckland të Zelandës së Re gjatë koncertit të saj të fundit në kuadër të turneut “Radical Optimism”, ku u shfaq me një stil dhe energji mahnitëse.

E veshur fillimisht me një trup prej sateni dhe geta rrjetë, këngëtarja 29-vjeçare e kombinoi dukjen me çizme metalike dhe më pas befasoi publikun me një kostum të zi transparent me dantella, ndërsa performonte me vetëbesim të plotë hitet e saj.

Një nga momentet më të veçanta të natës ishte dalja në skenë e kantautorit legjendar Neil Finn, me të cilin interpretoi klasiken “Don’t Dream It’s Over”, duke emocionuar të gjithë të pranishmit, shkruan DailyMail.

Image
Dua Lipa

Përveç performancës, Dua ndau me fansat edhe momente nga përditshmëria e saj në Zelandën e Re: pozime sensuale për Instagram, ushtrime joga dhe momente të ngrohta familjare gjatë pushimeve me prindërit dhe vëllain e saj.

Turneu i saj po përshkohet me sukses të madh, pas tetë koncerteve në Australi dhe një publiku të zjarrtë që e ndjek kudo në botë. 

Image
Dua Lipa
Image
Dua Lipa
Image
Dua Lipa
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat