Hollywood – Aktorja e njohur Megan Fox është duke përjetuar një periudhë të re dhe të lumtur në jetën e saj personale, pasi së fundmi ka mirëpritur një vajzë me partnerin e saj, reperin Machine Gun Kelly.
Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se Fox po ndihet “e rifreskuar” dhe se ardhja në jetë e vajzës ka sjellë një energji të re në jetën e saj.
“Megan është shumë e përkushtuar dhe e lumtur. Ajo e ndien se kjo eksperiencë e ka transformuar shpirtërisht”, tha një burim për mediat rozë.
Çifti, që ka kaluar një lidhje me ulje-ngritje gjatë viteve të fundit, duket se është më i bashkuar se kurrë pas lindjes së vajzës së tyre.
Ardhja e të voglës thuhet se ka forcuar lidhjen mes tyre dhe ka sjellë një qetësi të re në marrëdhënie.