Dua Lipa publikon datat për turneun në Amerikën Latine, koncertet nisin në shtator

Bota e Yjeve

Dua Lipa publikon datat për turneun në Amerikën Latine, koncertet nisin në shtator

Nga: Bota sot Më: 11 prill 2025 Në ora: 19:21
Dua Lipa

Dua Lipa vazhdon të mbajë vëmendjen e publikut me turneun e saj global. Pas një suksesi të madh në Australi dhe Zelandën e Re, ajo aktualisht po shijon disa ditë pushimi përpara se të nisë pjesën evropiane të turneut në fillim të muajit maj.

Por lajmet nuk përfundojnë këtu! Ajo ka zbuluar se fundi i këtij viti do ta gjejë në Amerikën Latine.

Dua ka bërë publike datat për turneun në këtë rajon, i cili do të nisë në shtator. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në turin e saj ndërkombëtar, dhe fansat në Amerikën Latine tashmë po presin me padurim ardhjen e saj.

Image
Dua Lipa

Duket se 2025-a do të jetë një vit i mbushur me performanca për të – me energji, këngë të reja dhe sigurisht, plot dashuri nga fansat në çdo cep të botës. 

Dëshiron t’i hedhim një sy edhe datave të publikuara për Amerikën Latine?

Image
Dua Lipa
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat